Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALE25 viktima nga përmbytjet, Biden shpall gjendjen e jashtëzakonshme

25 viktima nga përmbytjet, Biden shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën Kentakin arriti në 25, përfshirë të paktën gjashtë fëmijë, sipas zyrës së guvernatorit të shtetit të Amerikës Juglindore, e cila ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të vazhdojë të rritet. Ndër historitë tragjike që nisin të dalin 24 orë pas katastrofës është ajo e një çifti që humbi të katër fëmijët. Ata ishin tetë, gjashtë, katër dhe dy vjeç. Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Kentaki, i shkatërruar nga përmbytjet. Presidenti ka dhënë urdhër për dërgimin e ndihmave për shtetin e goditur nga moti i keq. Biden ka vendosur gjithashtu të ndajë fonde federale për të mbështetur qeveritë lokale në rindërtimin pas katastrofës dhe menaxhimin e emergjencës. Zona e prekur nga moti i keq është një nga më të varfrat në SHBA.https://ata.gov.al/2022/07/30/kentaki-25-viktima-nga-permbytjet-biden-shpall-gjendjen-e-jashtezakonshme/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments