Parku Natyror “Syri i Kaltër” është një nga atraksionet më të vizituara turistike në Sarandë, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj gjatë gjithë vitit.“Syri i Kaltër” vazhdon të jetë një magnet për vizitorët vendas dhe të huaj, të cilët tërhiqen nga bukuria unike natyrore, ngjyra kristaline e ujërave dhe peizazhi malor që e rrethon këtë monument natyror të mbrojtur.

Në këtë zonë burimi natyror me origjinë karstike, ofron një spektakël unik me ujin e tij të kristaltë dhe ngjyrat magjepsëse. Përveç bukurisë ujore, zona përreth pasurohet nga një ekosistem i larmishëm, me bimësi të dendur dhe fauna të ndryshme, duke e bërë një destinacion ideal për adhuruesit e natyrës.

Parku Natyror “Syri i Kaltër” në një sipërfaqe prej 293 hektarësh, ndodhet pranë fshatit Muzinë, pranë rrugës nacionale Delvinë-Gjirokastër, rreth 30 minuta larg nga Saranda.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit thekson angazhimin e saj për ruajtjen e ekuilibrit mes zhvillimit turistik dhe mbrojtjes së mjedisit, duke garantuar që zona të tilla të mbeten të paprekura dhe të qëndrueshme për brezat që vijnë.