Autoriteti Portual Durrës njoftoi se gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2025, në kalatat e Portit të Durrësit janë akostuar 1,709 mjete lundruese, mes tyre 135 jahte turistike.
Sipas APD Ky numër reflekton jo vetëm rritjen e lëvizjes turistike, por edhe rolin e rëndësishëm të portit në shërbimin ndaj shkëmbimeve tregtare.
“Kjo dëshmon për cilësinë e shërbimeve portuale që ofron Porti i Durrësit”, nënvizoi APD përmes një njoftimi në rrjetet sociale.