19 milionë fidanë të certifikuar, forcim i zinxhirit të sigurisë ushqimore

0
2

Sipas ministres Denaj, numërohen 19 milionë fidanë të certifikuar gjatë gjashtë muajve të parë të 2025.

Denaj tha se “specialistët tanë të Entit Shtetëror të Farave dhe Fidanëve, janë në terren për të garantuar certifikimin e fidanëve perimorë, duke siguruar një sezon të mbjelljeve të suksesshëm dhe duke rritur rendimentin në prodhim”.

Ministrja Denaj pohoi se “ky proces forcon zinxhirin e sigurisë ushqimore, eliminon rreziqet në vjelje e korrje dhe i jep prodhimeve Made in Albania vulën e cilësisë që i hap rrugën prodhimeve bujqësore shqiptare drejt tregjeve evropiane, duke sjellë më shumë fitim për fermerin shqiptar”.

Certifikimi i farave dhe fidanëve nga Enti Shtetëror i Fara dhe Fidanëve është një hap i rëndësishëm bujqësi të qëndrueshme dhe me rendiment të lartë që siguron produkt final me cilësi të lartë, duke garantuar shëndetin e konsumatorëve dhe duke plotësuar kërkesat e standardet e tregjeve elitare të eksportit.