Projektligji tani shkon në Bundestag, Dhoma e Ulët e parlamentit, ku ka të ngjarë të debatohet me rigorozitet dhe mund të pësojë ndryshime.

Një kthim në shërbimin ushtarak të detyrueshëm, siç kërkohet nga politikanët e Unionit Demo-kristian të kancelarit Friedrich Merz në pushtet, nuk u miratua.

Megjithatë, ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius përshkroi kushtet themelore për një rekrutim të detyrueshëm.

Nëse situata e sigurisë ose mungesa e vullnetarëve e bën rekrutimin të domosdoshëm, i duhet Bundestagut ta miratojë fillimisht.

Ushtria gjermane, ose Bundeswehr, ka nevojë për rreth 8 000 ushtarë aktivë shtesë.

NATO e konsideron një forcë prej rreth 260 000 ushtarësh të nevojshme që Gjermania t’i rezistojë një sulmi të mundshëm, për shembull nga Rusia.

Shërbimi i ri ushtarak ka për qëllim mbi të gjitha të ofrojë bazën për një rezervë më të madhe.

Plani është të fillojë me 15 000 rekrutë të rinj dhe të futen vlerësime të detyrueshme mjekësore duke filluar nga viti 2027.