Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEStandard &Poor’s: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme

Standard &Poor’s: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se Standard &Poor’s, agjencia ndërkombëtare e vlerësimit rikonfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+” si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”. Në një postim në rrjetet sociale, Ibrahimaj tha se agjencia parashikon se rritja reale, pas një rikuperimi solid në vitin 2021 edhe pse do të ngadalësohet në vitin 2022 do të rimëkëmbet në vijim, kryesisht prej investimeve të larta, si dhe një kërkese të brendshme e të huaj më të fortë. Gjithashtu, ministrja thekson se agjencia vlerëson se, në ndryshim nga vendet e tjera të rajonit, ekspozimi tregtar dhe financiar i Shqipërisë ndaj Rusisë dhe Ukrainës është i papërfillshëm, gjë që kufizon ndikimin e konfliktit në ekonomi. Agjencia parashikon se rritja reale, pas një rikuperimi solid në vitin 2021, të ngadalësohet në vitin 2022, por të rimëkëmbet në vijim, kryesisht prej investimeve të larta, si dhe një kërkese të brendshme e të huaj më të fortë. Në raportin e publikuar, agjencia vlerëson se, në ndryshim nga vendet e tjera të rajonit, ekspozimi tregtar dhe financiar i Shqipërisë ndaj Rusisë dhe Ukrainës është i papërfillshëm, gjë që kufizon ndikimin e konfliktit në ekonomi. Për shkak të disa goditjesh të jashtme me të cilat është përballur Shqipëria vitet e fundit, agjencia pret që konsolidimi fiskal do të jetë disi më gradual. Agjencia vlerëson me rëndësi pritshmëritë që borxhi publik të stabilizohet dhe vijojë të ulet në vitet në vijim, duke pasur parasysh se autoritetet do të respektojnë rregullat e tyre fiskale siç përcaktohet nga Ligji Organik i Buxhetit. Këto rregulla fiskalë kërkojnë që qeveria të arrijë një bilanc primar pozitiv nga viti 2024 e në vijim dhe një raport borxhi ndaj PBB-së në rënie të vazhdueshme deri sa ai të arrijë dhe qëndrojë nën nivelin 45% të PBB. Gjithashtu, agjencia vëren se inflacioni në Shqipëri është rritur në nivelin më të lartë që nga viti 1999, duke arritur në 7.4% në qershor. Megjithatë, ai mbetet i ulët në krahasim me rajonin. Agjencia pret që inflacioni të mbetet i lartë, mesatarisht në 6.4% për 2022, por pret që më pas të kthehet gradualisht rreth nivelit të targetuar prej 3%, kjo si për shkak të shtrëngimit të politikës monetare ashtu edhe të presioneve të dobësuara të çmimeve nga jashtë. Ndërkohë, stabiliteti i fortë i lekut ka ulur presionet mbi financat publike dhe sistemin bankar.https://ata.gov.al/2022/07/30/standard-poors-ekonomia-shqiptare-e-qendrueshme/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments