Në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, fermerët në qarkun e Gjirokastrës kanë filluar të tregojnë një interes gjithnjë e më të madh për të përfituar nga fondet mbështetëse që ofron kjo nismë.
Skema vjen me një fond prej 20 milionë eurosh, e ndarë në 9 masa mbështetëse, duke ofruar mundësi të gjera për zhvillim dhe rritje të kapaciteteve prodhuese.
Sipas specialistëve të bujqësisë, disa prej masave kanë rezultuar më tërheqëse për aplikuesit, veçanërisht ato që lidhen me modernizimin e infrastrukturës bujqësore dhe investimet në sektorin e blegtorisë.Skema i jep mundësinë çdo aplikanti të përfitojë nga më shumë se një masë, duke ndërtuar një plan investimi të personalizuar që i përgjigjet nevojave konkrete të fermës apo sipërmarrjes. (TVSH)