Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, këtë fundjavë është frenuar rënia e euros ndaj lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të premten euroja u këmbye me 116.78 Lekë, duke fituar 0.16 lekë krahasuar me ditën e enjte. Në raport me lekun, pozitat i forcuan sot edhe monedhat e tjera të huaja. Monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 114.46 lekë ose 0.08 lekë më shumë se një ditë më parë. Ndërsa paundi britanik dhe franga zvicerane respektivisht u ngjitën me nga 0.02 lekë dhe 0.75 lekë duke u këmbyer në kuotat 139.06 lekë dhe 120.17 lekë. Ekspertët bankierë bëjnë të ditur se, dinamika e luhatjeve në tregun valutor vazhdon të karakterizohet nga një ofertë e lartë e euros, e lidhur me sezonin turistik. Ndërsa në fund të 6-mujorit, hyrjet e turistëve të huaj në Shqipëri shënoi nivelet më të larta historike.https://ata.gov.al/2022/07/29/frenohet-renia-e-euros-ndaj-lekut/