Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEkonomia e Francës rritet përtej pritshmërive në çerekun e dytë të vitit

Ekonomia e Francës rritet përtej pritshmërive në çerekun e dytë të vitit

Ekonomia franceze, e dyta më e madhe në Eurozonë, u rrit më shumë se sa pritej, 0,5 për qind, në tremujorin e dytë të vitit, duke u kthyer nga tkurrja prej 0,2 për qind në tremujorin e parë, treguan të dhënat zyrtare të publikuara sot. Tregjet kishin parashikuar një rritje prej 0,2 për qind. Kontributi më i madh për rritjen ekonomike ka ardhur nga eksportet e rritura (+0,8 për qind pas +1,6 përqindëshit të tremujorit të parë 2022), së bashku me rënien e importeve (-0,6 për qind, nga +1,2 për qind në tremujorin e parë), theksoi agjencia franceze e statistikave Insee. Në të njëjtën kohë, ndryshimet e inventarit kanë dhënë kontribut të vogël pozitiv në PBB (0,1 pikë kundrejt 0,2 pikëve në tremujorin e parë). “Kontributi i kërkesës së brendshme përfundimtare (duke përjashtuar inventarët) në rritjen e PBB-së ishte i pavlefshëm këtë tremujor”, tha raporti.https://ata.gov.al/2022/07/29/paris-ekonomia-e-frances-rritet-pertej-pritshmerive-ne-cerekun-e-dyte-te-vitit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments