MBETET Maqedonia e Veriut nën ndikimin e masave me origjinë Afrikane; duke sjellë temperatura më të larta se vlerat normale të Gushtit. Pritet që orët e para të mëngjesit dhe mesditës të sjellin në të gjithë territorin dominim të kthjellimeve. Ndërsa pas – mesdite parashikohet që gradualisht të ketë kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore. POR nuk do të krijohet mundësi për reshje; Temperaturat e ajrit do të RRITEN si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C temperatura më e ulët deri në 34°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor – Veriperëndimor.