Vlerat e larta Barike që kanë përfshirë Rajonin e Ballkanit parashikohet të diktojnë kushtet atmosferike edhe në Republikën e Kosovës, KU deri në mesditë pritet të ketë dominim të kthjellimeve në të gjithë territorin. Poashtu mesdita edhe për kosovën do të sjelli temperatura shumë të larta. Pjesa e dytë e ditës pritet që në Kosovë të ketë kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Verilindore. Temperaturat e ajrit do të RRITEN si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C temperatura më e ulët deri në 34°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Veriperëndimor.