Sipas MeteoAlb:  Vlerat e larta Barike që kanë përfshirë territorin Shqiptar pritet të sjellin mot të qëndrueshëm dhe rritje të temperaturave; Parashikohet që paraditja në vendin tonë të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell. Ndërsa përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet që në zonat malore Veriore dhe Juglindore të ketë kalime të lehta të vranësirave, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje në territorin e vendit. 

Temperaturat e ajrit do të RRITEN si në mëngjes, edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C temperatura më e ulët deri në 34°C vlera më e lartë në rang vendi. 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.