Republika e Maqedonisë së Veriut; pritet të jetë nën ndikimin e vlerave të larta barike të cilat do të diktojnë kushtet e motit duke sjellë, intervale të gjata me diell përgjatë paradites në të gjithë vendin. POR pjesa e dytë e ditës do të sjelli kalime të lehta të vranësirave në zonat Lindore dhe pjesërisht në zonat Qëndrore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit të Maqedonisë së Veriut do të MBETET nën mbizotërimin e kthjellimeve edhe pas mesdite. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes POR vijojnë njësoj në mesditë duke u luhatur nga 11°C temperatura më e ulët deri në 32°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë e fortë; duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.