Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali shprehu sot falënderim e respekt të thellë për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policisë e bashkive, institucioneve të tjera, grupeve vullnetare, të cilët po luftojnë kundër flakëve, për të shpëtuar e mbrojtur jetët e njerëzve, shtëpitë, institucionet publike, pronat, zonat pyjore dhe natyrën.

Spiropali shprehu dhembje për banorët e prekur nga zjarret në këto ditë e netë kaq të vështira.

Kryeparlamentarja theksoi në një postim në rrjetet sociale se, Kuvendi do të mbështesë çdo nismë për shtimin e buxheteve e masave për kujdesin e parandalimin e rrezikut të zjarreve, por edhe dënimin e ashpër të zjarrvënësve të pamend e të pashpirt.