Spitali i Fëmijëve ”Karamandanio” në qytetin grek të Patras u evakua në mënyrë parandaluese për shkak të një zjarri në rajon, tha sot ministri grek i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis.

“Për arsye të qarta parandaluese dhe ndërsa nuk ka kërcënim të menjëhershëm, kam vendosur që të evakuojmë Spitalin e Fëmijëve ‘Karamandanio’ të Akaisë duke ndjekur udhëzimet e Mbrojtjes Civile”, tha Georgiadis në një postim.

Automjetet e ambulancave të shërbimit të urgjencës mjekësore (EKAV) janë pothuajse atje dhe do të marrin tetë pacientë, ndërsa katër të tjerë, që mund të ecin vetë, do të vendosen përkohësisht në Spitalin e Përgjithshëm Universitar në Rio. Nuk ka arsye për shqetësim dhe i gjithë operacioni do të kryhet në mënyrë të rregullt dhe të sigurt”, shtoi ai.

Përveç spitalit të fëmijëve, banorët e azilit të pleqve ”Konstantopoulio” po evakuoheshin gjithashtu për shkak të zjarrit.

Banorët pritej të transferoheshin në një qendër stërvitore të ushtrisë në afërsi të kufijve të qytetit të Patrasit, ku është përgatitur një hapësirë për qytetarët