Inspektorati Shtetëror Shëndetësor vijon inspektimin e pishinave dhe kushteve higjieno-sanitare në të gjitha subjektet e vendit, në kuadër të masave të marra për sezonin turistik.Një vëmendje e veçantë gjatë inspektimeve në pishina i është kushtuar respektimit të kapaciteteve të frekuentuesve sipas sipërfaqes së pishinës; kryerjes së analizave fiziko-kimike dhe atyre bakteriologjike të ujit, rregullores së brendshme për pishinat, pranisë së një personi të kualifikuar për vëzhgim, shpëtim dhe dhënien e ndihmës së parë.