Bashkia e Pogradecit ka organizuar maratonën “Enkelana”. Bëhet fjalë për një maratonë e cila përfshin dy disiplina: e para një gjysmëmaratonë, prej 21 km, që nis nga fshati Lin, vazhdon përgjatë aksit rrugor buzë liqenit dhe përfundon në qytetin e Pogradecit (lulishtja “Një Maji”, ish-kampi i punëtorëve), disiplina e dytë (10 km), e cila nis nga lulishtja “Një Maji” dhe vazhdon drejt fshatit turistik Drilon, duke përfunduar tek pika e nisjes, në qendër të Pogradecit. E veçanta e këtij aktiviteti është se zhvillohet në mbrëmje. Policia ndërkohë ka një plan masash për mbarëvajtjen e aktivitetit “International Half Marathon night Enkelana”. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa për ruajtjen e rendit publik, krijimin e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për këtë qëllim, ata kanë informuar drejtuesit e mjeteve se aksi rrugor Lin-Pogradec-Tushemisht (deri në dalje të qytetit, fshati Buçimas) do të jetë i bllokuar nga ora 18:30 deri në orën 21:00, me përfundimin e këtij aktiviteti. Edhe në brendësi të qytetit të Pogradecit do të jenë të bllokuara rrugët “Dëshmorët e Pojskës”, “Kajo Karafili”, “Gani Butka”, “Sul Starovari”. Gjatë orarit të kufizimit të lëvizjes rekomandohet përdorimi i rrugës tjetër alternative, Tiranë-Elbasan-Gramsh-Moglicë-Maliq-Korçë. International Half Marathon night Enkelana” organizohet nga shoqata “Maraton Albania” dhe bashkia Pogradec, në kuadër të planit të aktiviteteve për pjesëmarrje në maratona kombëtare dhe ndërkombëtare.http://ata.gov.al/2022/07/29/pogradeci-pret-ne-mbremje-gjysmemaratonen-enkelana/
Pogradeci pret në mbrëmje gjysmëmaratonën Enkelana
RELATED ARTICLES