Të ardhurat nga fondet speciale gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti rezultojnë rreth 87,6 miliardë lekë.
Sipas statistikave zyrtare mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave, nga fondet specialet janë mbledhur rreth 9,7 miliardë lekë ose 12,5% më shumë se periudha e viti 2024, si dhe me realizim prej 104,8% të planit të periudhës.
Të ardhurat nga fondet speciale përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH.
Nga sigurimet shoqërore u mblodhën 76 miliardë lekë ndërsa nga sigurimi shëndetësor të ardhurat llogariten 11,5 miliardë lekë.