Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALE1.2 miliardë lekë më shumë për buxhetin e Skemës Kombëtare...

1.2 miliardë lekë më shumë për buxhetin e Skemës Kombëtare 2022

Qeveria ka vendosur të rrisë fondet në mbështetje të fermerëve për këtë vit, duke adresuar një buxhet shtesë prej 1.2 miliardë lekë në Skemën Kombëtare të këtij viti 2022. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se, “qeveria ka miratuar sot një vendim shumë të rëndësishëm dhe shumëpritur nga fermerët, peshkatarët, blegtorët që ka të bëjë me rritjen e masës së financimit për Skemën Kombëtare për 2022”. “1.2 miliardë lekë është fondi që i shtohet buxhetit të Skemës Kombëtare të këtij viti. Nga 3.7 miliardë lekë e çojmë fondin e subvencioneve në bujqësi në vlerën 4.9 miliardë lekë që është buxheti më i madh si asnjëherë më parë adresuar në mbështetje të bujqësisë dhe fermerëve”, tha Krifca. Duam të vijmë në ndihmë fermerëve për uljen e kostove të prodhimit, veçanërisht në këtë periudhë të vështirë të inflacionit të rritur në tregjet ndërkombëtare”, tha ajo. Krifca vuri në dukje se pavarësisht vështirësive, fermerët ia kanë dalë dhe bujqësia ka ndjekur trendin në rritje të prodhimit dhe eksporteve. Me këtë vendim, Fondi i Skemës sëMbështetjes me naftë rritet nga 1.45 miliardë lekë në 1.95 miliard lekë, duke shtuar 500 milionë lekë në skemën e naftës. Me këtë rritje të Fondit, këtë vit do të përfitojnë mbështetje me naftë përafërsisht 35 mijë fermerë, në kultura të ndryshme bujqësore, një numër rekord ky. Vjet nga skema përfituan 19 mijë fermerë.http://ata.gov.al/2022/07/29/qeveria-shton-me-1-2-miliarde-leke-buxhetin-e-skemes-kombetare-2022/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments