Të rinjtë shqiptarë kanë mundësinë të ndjekin arsim profesional me standarde ndërkombëtare përmes programit “VET by EHL”, një iniciativë që realizohet në partneritet me shkollën prestigjioze zvicerane EHL (Ecole hôtelière de Lausanne).

Programi ofron formim profesional në fushën e hoteleri-turizmit, me mësim të zhvilluar në gjuhën angleze dhe me fokus në përgatitjen praktike, sipas modelit zviceran të arsimit dual.

Studentët pajisen me aftësi të kërkuara nga tregu i punës, duke përfituar mundësi të shumta punësimi brenda dhe jashtë vendit.