Friday, October 18, 2024
HomeSOCIALEAplikimi online për në universitete nga 29 korriku deri në 3 gusht

Aplikimi online për në universitete nga 29 korriku deri në 3 gusht

Duke filluar nga sot e deri në datën 3 gusht, portali U-Albania do të jetë i hapur për maturantët, që të aplikojnë për programin ku do të vijojnë studimet e larta. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e cila u sugjeron maturantëve të mbështeten në prirjet dhe pasionet e tyre, por gjithashtu të konsultohen edhe një herë me mësuesit dhe prindërit, në mënyrë që të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe të rrisin më shumë mundësitë për të fituar programin më të përshtatshëm për ta. “Do t’ju ftoja që të keni në vëmendje maksimale edhe programet e studimit që ne i kemi cilësuar si prioritet kombëtar. Siç e dini, këto programe lidhen me disa fusha të shkencave humane, mësuesisë, shkencave natyrore, inxhinierisë, bujqësisë dhe shërbimeve. Studentët ekselentë dhe ata që zgjedhin programet prioritare do të përfitojnë përjashtim nga tarifat dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale, sipas parashikimeve të VKM-së Nr. 386 të miratuar në qershor të këtij viti”, nënvizoi Kushi. Ministrja Kushi u shpreh se “gjithashtu, nisur nga marrëveshja e fundit që kemi nënshkruar me Kosovën, dëshiroj të ftoj edhe të rinjtë dhe të rejat nga Kosova që të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta në universitetet tona, me të drejta të barabarta njësoj si studentët në Shqipëri”.http://ata.gov.al/2022/07/29/kushi-aplikimi-online-per-ne-universitete-nga-29-korriku-deri-ne-3-gusht/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments