Depozitat në lek dhe valutë në sistemin bankar vijojnë të ruajnë trendin e rritjes pozitive.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i kursimeve në lekë në fund të muajit qershor 2025 ishte 655 miliardë lekë, ose 10 miliardë lekë më shumë se në muajin maj 2025. Ndërsa në monedhën euro ishte 8,1 miliardë euro, me një rënie prej 10 milionë euro.

Ekspertët shprehen se, fluksi i emigrantëve dhe rritja e parasë në qarkullim ka ndikuar në përmirësimin e këtij treguesi.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në muajin qershor, depozitat bankare në lekë u rritën me 64 miliardë lekë me bazë vjetore. Ndërsa në monedhën euro (qershor 2025/qershor 2024) u rritën 564 milionë euro.

Në total kursimet euro/lek brenda një viti (qershor 2025/qershor 2024) u rritën me 1,17 miliardë euro.

BSH bën të ditur se stoku i kursimeve në banka (lek/euro) në fund të muajit qershor 2025, shënoi afro 1,4 trilionë lekë, me një rritje vjetore prej 87 miliardë lekë.