Vijojnë punimet për ndërtimin e rrugës Berat–Ballaban, një aks strategjik që po afron gjithnjë e më shumë dy prej qyteteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, Beratin dhe Gjirokastrën, të dy të mbrojtur nga UNESCO.Rruga, me një gjatësi prej 60 kilometrash, nuk është thjesht një projekt infrastrukturor, por një nyje lidhëse e rëndësishme që forcon rrjetin e turizmit kulturor në jug të vendit.
Ajo shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit nga jugu drejt Beratit, duke sjellë më afër vizitorët vendas dhe të huaj që lëvizin përmes akseve Përmet–Tepelenë dhe më gjerë.