Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALE54 oficerët më të rinj të Forcave të Armatosura

54 oficerët më të rinj të Forcave të Armatosura

29 vajza dhe 25 djem do të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë me gradën nëntoger. Ata janë diplomuar pas përfundimit të kursit 1-vjeçar të Përgatitjes së Oficerit. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi theksoi faktin se koha që po jetojmë ka vendosur figurën e ushtarakut më në qendër të opinionit publik se kurrë më parë. Ministri u shpreh se sakrifica që kërkon ky profesion tashmë shpërblehet me një trajtim financiar më të mirë që në fillimet e karrierës. “Premtimi për rritjen e pagave të ushtarakëve në masën 30% është realitet që ju do prekni pikërisht vetëm fare pak ditë pas kësaj ceremonie titullimi.

Idealizmi i ushtarakut kurrë nuk ka patur një barazvlefshmëri me shpërblimin financiar dhe zor e gjen edhe tek ushtritë më të mëdha dhe të përparuara në botë. Por, unë personalisht me mbështetjen e pakursyer të Kryeministrit e ndjenim si obligim moral që FA ta rrisin integritetin e tyre dhe përmes trajtimit dinjitoz financiar. Një motivim që besoj se do të ushqejë pasionin tuaj për uniformën dhe do i japë asaj respektin e merituar”, u shpreh gjatë fjalës së tij ministri Peleshi. Ministrit i Mbrojtjes tha se në këtë kurs ka ardhur duke u rritur pjesëmarrja e rekruteve femra, gjë që tregon se barazia gjinore është ndër prioritetet e FA dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Në ceremoninë e emërimit të oficerëve të rinj morën pjesë edhe komandanti i Akademisë së FA gjeneral brigade Albert Mullai, si dhe familjarë të të diplomuarve.https://ata.gov.al/2022/07/28/peleshi-54-oficeret-me-te-rinj-te-forcave-te-armatosura/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments