Këto ditë vere, koreografi i shquar me origjinë shqiptare, Angelin Preljocaj, do të sjellë në skenë një nga krijimet e tij më të reja koreografike.Angelin Preljocaj pak kohë më parë u pranua zyrtarisht si anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës. Ai ka lindur në Francë, më 19 janar 1957 dhe filloi të studionte baletin klasik përpara se t’i përkushtohej kërcimit bashkëkohor. Në dhjetor 1984 Preljocaj themeloi kompaninë e tij.
Që nga fillimet e tij, ai ka krijuar 61 vepra koreografike, duke filluar nga solo në formacione më të mëdha duke përfshirë Romeo & Juliet, Borëbardha, Liqeni i Mjellmave. Atij i pëlqen të alternojë balete të mirënjohur narrativë me pjesë më abstrakte.