Gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) kanë shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që rimbursimet për bizneset janë realizuar në vlerën 11.1 miliardë lekë.

Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat nga TVSH në import u realizuan në shumën 75.9 miliardë lekë, 674 milionë lekë ose 0,9% më shumë se periudha janar- qershor 2024.

Ndërkohë, të ardhurat nga TVSH e arkëtuar neto arritën në 33.2 miliardë lekë, me një rritje prej 5.7 miliardë lekësh ose 20,8% më shumë se një vit më parë.
Krahasuar me planin e periudhës, ky tregues është realizuar me rritje prej 918 milionë lekësh, ose 2,8%.

Rimbursimet e TVSH-së për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 arritën në 11.1 miliardë lekë. Kthimi i TVSH-së për tatimpaguesit kontribuon në likuiditetin dhe funksionimin e tyre të rregullt.