Bankat tregtare në vend kanë rreth 76,2% të kredisë të kolateralizuar.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, gjatë vitit 2024, mbulimi i kredisë me kolateral është rritur me 1,2%, krahasuar me një vit më parë.
Sipas llojit të kolateralit, pasuritë e paluajtshme ngelen dominuese. Rreth 46,2% e kredisë bankare në fund të vitit të kaluar ishte e kolateralizuar me prona.
Kreditë për individët kanë një nivel më të lartë mbulimi me pasuri të paluajtshme me 73%; për segmentin e kredisë në valutë të individëve shkalla e mbulimit me kolateral pronë arrin në 72%, bën të ditur BSH-ja.
Sipas të dhënave nga BSH-ja, kredia e pambuluar me kolateral në fund të vitit të kaluar ishte 23,8% e totalit të portofolit të kredisë në sektorin bankar, në rënie të lehtë nga niveli 25% që ishte në fund të vitit 2023.