Kultivimi i frutit të mjedrës, një kulturë e re në vendin tonë, falë mbështetjes nga ekspertët e bujqësisë, po realizohet me sukses nga fermerët në vendin tonë.
Mjedra bën pjesë në grupin e pemëve manore me vlera të larta ushqyese dhe ekonomike. Ajo është e pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.
Mjedra kultivohet gjerësisht në Kosovë dhe falë mbështetjes nga Skemat Kombëtare, fermerët kanë nisur të investojnë për kultivimin e saj, që kërkon teknologji të posaçme, teksa kushtet klimaterike në Shqipëri e favorizojnë zhvillimin e mjedrës.