Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALERritet ndjeshëm numri i pasagjerëve në transportin detar dhe ajror

Rritet ndjeshëm numri i pasagjerëve në transportin detar dhe ajror

Në muajin qershor të këtij viti është rritur ndjeshëm numri i pasagjerëve që udhëtojnë me transportin detar dhe ajror. INSTAT bëri të ditur se në qershor 2022, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 103.467 pasagjerë. Krahasuar me qershor 2021, ky tregues është rritur me 2,5 herë. Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 1.221 pasagjerë. Krahasuar me qershor 2021, ky tregues është ulur me 56,4%. Sipas INSTAT, në muajin qershor 2022, transporti ajror i pasagjerëve zuri 82,7% të transportit gjithsej. Ndërsa numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në qershor 2022 shënoi shifrën e 500.512 pasagjerëve, duke u rritur me 91,8%, krahasuar me qershor 2021. Referuar statistikave për 6-mujorin e parë të këtij viti, rezulton se, me linjë detare kanë udhëtuar 344.340 pasagjerë, duke u rritur me 75,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. INSTAT bën të ditur se, “numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 8.847 pasagjerë, duke u rritur me 75,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Ndërsa numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 është 2.098.578 pasagjerë, duke u rritur me 2,8 herë, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2021. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, që deri tani ishte më i miri për udhëtimet, rritja është 48%”.https://ata.gov.al/2022/07/28/rritet-ndjeshem-numri-i-pasagjereve-ne-transportin-detar-dhe-ajror/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments