Sunday, October 20, 2024
HomeSOCIALE136.1 miliardë lekë kredi në 6-mujorin e parë nga bankat

136.1 miliardë lekë kredi në 6-mujorin e parë nga bankat

Bankat vijuan kreditimin me ritme të qëndrueshme rritjeje edhe për muajin qershor të këtij viti. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, kredia e re për ekonominë arriti vlerën 25.3 miliardë lekë, me një rritje 0.4% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Sipas BSH-së, për 6-mujorin e parë të vitit, kreditimi qëndron në nivelin më të lartë në të paktën shtatë vitet e fundit. Kështu për periudhën janar-qershor 2022, janë dhënë gjithsej 136.1 miliardë lekë kredi të reja, ose 24% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke qenë se shifrat e kredisë nuk janë të korrigjuara për efektin e kursit të këmbimit, realisht rritja e huadhënies mund të jetë edhe pak më e lartë në pjesën e portofolit të kredisë në valutë të huaj dhe sidomos në euro. Në mesin e këtij viti, kursi euro-lek rezultonte i nënçmuar me rreth 4.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kredia këtë vit po rritet si në segmentin e bizneseve, ashtu edhe në atë të individëve.https://ata.gov.al/2022/07/28/136-1-miliarde-leke-kredi-ne-6-mujorin-e-pare-nga-bankat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments