Sipas kësaj marrëveshjeje, Indonezia do t’i paguajë SHBA-së një normë reciproke tarifore prej 19%.

Kushtet kryesore të marrëveshjes SHBA-Indonezi për tregtinë reciproke do të përfshijnë eliminimin e barrierave tarifore, prishjen e barrierave jo-tarifore për eksportet industriale dhe bujqësore të SHBA-së dhe përmirësimin e standardeve të punës.

“Sipas marrëveshjes, Indonezia do të eliminojë barrierat tarifore, në një bazë preferenciale, për më shumë se 99% të produkteve amerikane të eksportuara në Indonezi në të gjithë sektorët, duke përfshirë të gjitha produktet bujqësore, produktet shëndetësore, ushqimet e detit, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, produktet e automobilave dhe kimikatet”, tha Shtëpia e Bardhë.

Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Jamieson Greer tha se prodhuesit amerikanë, të cilët janë përballur prej kohësh me tarifa të larta dhe kërkesa, do të kenë akses të madh në tregun e Indonezisë dhe siguri më të madhe për sektorin e shërbimeve digjitale.