Ylli i pop-it, R&B dhe i muzikës soul, fituesi i shumë çmimeve Grammy, Stevie Wonder, iu përgjigj thashethemeve të pabaza mbi shikimin e tij, sipas usatoday.com.
Këngëtari i “Isn’t She Lovely” foli për thashethemet e vazhdueshme në lidhje me aftësinë e tij për të parë, gjatë një shfaqjeje më 9 korrik në Blackweir, në një seri koncertesh në Kardif.
“Ju e dini të vërtetën. E vërteta është se, pak pas lindjes sime, u verbova”, i tha Wonder audiencës.
“Tani, kjo ishte një bekim sepse më lejoi të shihja botën në vizionin e së vërtetës, të shikimit. Shihni njerëzit në shpirtin e tyre, jo si duken, jo çfarë ngjyre kanë, por çfarë ngjyre është shpirti i tyre”, theksoi ai.
Sipas një agjencie lajmesh uellsiane, legjenda e muzikës performoi hitet e tij “Living For the City” dhe “I Just Called to Say I Love You”.
Spekulimet rreth shikimit të Stevie Wonder kanë qenë qendra e shakave dhe teorive të konspiracionit në kulturën pop për dekada të tëra.
Për shembull, podkasti popullor “Drink Champs”, i drejtuar nga reperi N.O.R.E. dhe DJ EFN, ndau një përmbledhje të personazheve të famshëm që ndanin “Steve Wonder Can See Stories” të tyre.
“Për gjithçka që dua, Stevie Wonder më bën FaceTime”, bëri shaka dikur Snopp Dogg, duke shpjeguar se si këngëtari e thirri dikur ndërsa po rregullonte flokët.
Reperi i “Gin and Juice” pohoi se kur ai u përgjigj, Wonder i tha se “të kam kërkuar”.
Wonder është bashkuar edhe më parë me shakatë, por e ka bërë të qartë gjatë gjithë karrierës së tij se të qenit i verbër nuk ka qenë një pengesë në jetën e tij.
“Nuk e kam menduar kurrë të qenit i verbër si një disavantazh dhe kurrë nuk e kam menduar të qenit me ngjyrë si të tillë”, tha Wonder në një intervistë në ”The Guardian”.
“Unë jam ai që jam. E dua veten! Dhe nuk e them këtë në mënyrë egoiste – më pëlqen që Zoti më ka lejuar të marr çfarëdo që kisha dhe të bëj diçka prej tij”, shton ai