Ministri Gonxhja, në një publikim në rrjetet sociale tha se, ky investim strategjik i bashkëfinancuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është pjesë e një vizioni më të gjerë për forcimin e infrastrukturës kulturore, si motor zhvillimi për komunitetin dhe qytetin.
Rikonstruksioni i Teatrit të Durrësit synon jo vetëm përmirësimin e kushteve teknike dhe funksionale, skenën moderne etj., por mbi të gjitha ringritjen e tij si një hapësirë gjallëruese për krijimtarinë, dialogun dhe edukimin artistik të brezave të rinj.
“Ky projekt ambicioz përpiqet të komunikojë imazhin e një qyteti në lëvizje, aktiv dhe inovativ, i cili respekton trashëgiminë e tij kulturore, duke ndërtuar mbi të një të ardhme të qëndrueshme dhe cilësore”, u shpreh kreu i MEKI-t, Blendi Gonxhja