“Pazari i Humbur i Shkodrës: Ringjallja e një Kujtese” që rikthen në vëmendje historinë vizuale dhe kulturore të Pazarit të Shkodrës, përmes objekteve, artefakteve dhe imazheve të rralla.

Për herë të parë, të pranishmit u njohën me koleksionin e Palokë Lacës, një tregtar i hershëm shkodran, i cili ruhet në arkivën e Muzeut të Etnografisë në Budapest.

Në këtë ekspozitë, objektet historike vihen në dialog me pjesë nga fondi etnografik i Institutit të Antropologjisë dhe me imazhe të papublikuara më parë nga arkivi i Muzeut “Marubi”.

Një seksion i veçantë i kësaj ekspozite i është kushtuar dizajnerit shkodran Jozef Martini, i cili sjell një qasje bashkëkohore ndaj motiveve tradicionale përmes punimeve të tij në tekstile special, duke lidhur mjeshtërinë tradicionale me stilin modern.

Ekspozita “Pazari i Humbur i Shkodrës: Ringjallja e një Kujtese” u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ajo sjell për herë të parë në Shkodër koleksionin e Palokë Lacës, një tregtar i hershëm i Shkodrës, artefaktet e të cilit gjenden të ruajtura në arkivën e Muzeut të Etnografisë së Budapestit. Një hapësirë e veçantë i dedikohet edhe dizajnerit të tekstileve Jozef Martini, me punimet e tij në jacquard, që sjellin një qasje bashkëkohore ndaj motiveve tradicionale shkodrane.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 13 shtator të këtij viti.