Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se në muajin maj kanë marrë informacion që Serbia ka tendenca destabilizuese ndaj Kosovës.Osmani tha se qytetarët janë informuar për këto tendenca, teksa përmendi edhe deklarimet e ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, raporton KosovaPress.

Në konferencë për media, presidentja Osmani deklaroi se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur takime jashtëzakonisht të rëndësishme. Ajo tha para mediave se në këto takime u konfirmua se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin Kosovën si aleat strategjik.