Kjo shifër është afërsisht 700 miliardë euro më shumë se ajo që është caktuar për periudhën aktuale shtatëvjeçare nga viti 2021 deri në vitin 2027.
“Fondet për mbrojtjen do të 5-fishohen, duke e bërë sigurinë një nga prioritetet kryesore të viteve të ardhshme në bllokun prej 27 anëtarësh”, tha Serafin.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se buxheti i propozuar adreson sfidat e Evropës dhe forcon pavarësinë e bllokut.
Buxheti i BE-së, i quajtur korniza financiare shumëvjeçare, përcakton prioritetet e politikave të Bashkimit Evropian për vitet e ardhshme dhe vlerën e parave që do të ndahen për fusha të ndryshme.
Komisioni synon të reformojë buxhetin prej trilionë eurosh, duke u përqendruar më shumë në shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe konkurrueshmërinë, duke shtuar burime të reja dhe duke ndryshuar kriteret e financimit.