147 apartamente të reja për banorët e dëmtuar nga tërmeti dhe të shpronësuarve nga projektet e zhvillimit urban.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në një postim në rrjetet sociale tha se “ky proces po zhvillohet me transparencë të plotë dhe në prani të qytetarëve përfitues. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në angazhimin tonë për të garantuar strehim dinjitoz për të gjithë ata që janë prekur nga projektet e zhvillimit urban”.

“Me përkushtim dhe vëmendje maksimale, po vijojmë me realizimin e çdo etape të këtij procesi, për të siguruar që asnjë qytetar të mos mbetet pas”, thekson MEKI.