Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2667 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 1261 qytetarë. MSHMS në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, bën të ditur se rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 442 në Tiranë, 81 në Durrës, 74 në Fier, 47 në Shkodër, nga 46 qytetarë në Lushnjë, Vlorë, 44 në Berat, 37 në Elbasan, 36 në Sarandë, 29 në Kamëz, 27 në Lezhë, 23 në Gjirokastër, 21 në Kavajë, 20 në Korçë, 17 në Dimal, nga 15 qytetarë në Krujë, Vorë, Divjakë, Maliq, Kuçovë, nga 14 qytetarë në Kurbin, Himarë, nga 13 qytetarë në Vau i Dejës, Tepelenë, 11 në Patos, nga 9 qytetarë në Mallakastër, Përrenjas, nga 8 qytetarë në Kukës, Devoll, nga 7 qytetarë në Mirditë, Skrapar, nga 6 qytetarë në Malësi e Madhe, Gramsh, Librazhd, nga 5 qytetarë në Fushë-Arrëz, Tropojë, Shijak, Dibër, Bulqizë, Delvinë, Peqin, nga 4 qytetarë në Has, Roskovec, Përmet, Pogradec, nga 3 qytetarë në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, nga 1 qytetar në Mat, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Cërrik. “Janë 9175 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 31 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov-2: tre qytetarë nga Tirana të moshave 72-82 vjeç ”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. Sipas MSHMS, janë shëruar 1352 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 295,340 që nga fillimi i epidemisë. Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.http://ata.gov.al/2022/07/27/mshms-1261-te-infektuar-me-covid-19-dhe-3-humbje-jete/
1261 të infektuar me COVID-19 dhe 3 humbje jete
RELATED ARTICLES