Në 12 muajt e fundit, Qendrat e Formimit Profesional kanë ofruar mundësi të shumta për aftësimin e qytetarëve, duke mbështetur strategjinë për forcimin e kapaciteteve të punësimit dhe rritjen e mundësive për të gjithë ata që kërkojnë punë.
Gjatë kësaj periudhe, 10 745 punëkërkues të papunë janë trajnuar dhe kanë përfituar aftësitë e nevojshme për të siguruar një punë të qëndrueshme. Ndër këta 5 922 gra dhe vajza kanë përfituar aftësim profesional, duke kontribuar kështu në fuqizimin e gruas në tregun e punës dhe në rritjen e mundësive për pavarësi ekonomike.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se formimi profesional mundëson marrjen e një profesioni të mirëpaguar brenda 4 muajve
Aplikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet online përmes platformës e-Albania, në shërbimin “aplikim për kurse të formimit profesional”.
Formimi profesional është një mundësi për t’u përgatitur për profesione të kërkuara dhe me mundësi të mira punësimi në tregun e brendshëm dhe të jashtëm.
Sistemi publik i arsimit dhe formimit profesional përfshin 41 institucione, nga të cilat 31 janë shkolla profesionale dhe 10 janë qendra formimi.
Këto institucione ofrojnë kualifikime profesionale të nivelit të mesëm, përfshirë edhe programe të arsimit profesional në formën e dyfishtë, kualifikime pas të mesme dhe programe formimi afatshkurtra, të përshtatura për të gjitha grupmoshat