15 korriku njihet nga OKB si Dita Botërore e Aftësive të Rinisë (WYSD).

Tema e këtij viti fokusohet në fuqizimin e të rinjve përmes AI dhe aftësive dixhitale.

“Ndërsa AI riformëson botën tonë, të rinjtë duhet të shihen jo vetëm si nxënës – por si bashkë-krijues të një të ardhmeje dixhitale më të drejtë”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i OKB-se, Antonio Guterres.

Në vitin 2014, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 15 korrikun si Ditën Botërore të Aftësive të Rinisë, për të festuar rëndësinë strategjike të pajisjes së të rinjve me aftësi për punësim, punë të denjë dhe sipërmarrje.

Ndërsa Revolucioni i Katërt Industrial riformëson ekonomitë përmes Inteligjencës Artificiale (AI), Arsimi dhe Trajnimi Teknik dhe Profesional duhet të evoluojë për t’i pajisur të rinjtë me aftësi të gatshme për të ardhmen. Inteligjenca artificiale po transformon mënyrën se si jetojmë, mësojmë dhe punojmë – por gjithashtu paraqet rreziqe serioze nëse nuk zbatohet në mënyrë të barabartë.

Në Ditën Botërore të Aftësive të Rinisë, Kombet e Bashkuara ftojnë të bashkohemi për të njohur fuqinë e të rinjve si nxitës të ndryshimit dhe të angazhohemi për t’i pajisur ata me AI dhe aftësi dixhitale për të trajtuar sfidat e sotme dhe për të formuar një të ardhme më paqësore, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Sipas të dhënave të bëra publike nga OKB, rreth 450 milionë të rinj (7 nga 10) janë të paangazhuar ekonomikisht, për shkak të mungesës së aftësive adekuate për të pasur sukses në tregun e punës.

86% e studentëve nuk ndihen të përgatitur në mënyrë adekuate për një vend pune të mundësuar nga AI.

Në vitin 2022, mbi 40% e të rinjve nuk ishin në punësim, arsim apo trajnim (NEET). Ndërsa 40.3% e të rinjve ishin parashikuar të punësoheshin, vetëm 27.4% e të rejave kishin akses në mundësi punësimi.

90% e vajzave adoleshente dhe grave të reja në vendet me të ardhura të ulëta janë “jashtë loje”. Edhe në vendet më të pasura të botës, vetëm 1 në 10 15-vjeçarë përdorin pajisje dixhitale për të mësuar më shumë se një orë në javë.

Në nivel global, vetëm 16% e vendeve kanë miratuar ligje që adresojnë bullizmin kibernetik në arsim, me 38% të atyre të miratuar që prej pandemisë COVID-19