Kryeministri Kyriakos Mitsotakis iu referua edhe çështjes së migracionit, i cili, siç deklaroi ai, është rikthyer si një situatë emergjente mbytëse në kufijtë detarë jugorë.
“Mesazhi ynë është i qartë, Greqia nuk do të lejojë që të krijohet një rrugë e re hyrëse e paligjshme në vend dhe në Evropë. Siç bëmë në Evros në vitin 2020, do të bëjmë përsëri gjithçka që duhet për t’i ndaluar ata”, theksoi ai.
“Po marrim masa emergjente me qëllim mbylljen e rrugës nga Afrika e Veriut. Dhe në këtë kontekst, i bëjmë thirrje Libisë të bashkëpunojë pasi, në fund të fundit, marrëdhënia e vendit fqinj me Bashkimin Evropian kalon nga Greqia. Qëndrimi ynë është i rreptë, por absolutisht ligjor dhe i justifikuar”, shtoi Mitsotakis.
”E di që shumë qytetarë ndihen të mërzitur dhe të shqetësuar, por presioni është real dhe përgjigjja jonë është e qartë se Greqia nuk do të shndërrohet në një vend të pambrojtur”, theksoi ai.