E gjithë java do të jetë nën ndikimin e motit të nxehtë. Sipas meteorologëve, një valë e të nxehtit afrikan po depërton në Ballkan, duke bërë që temperaturat të rriten ndjeshëm. Sipas parashikimeve, fundjava do të ketë edhe ditët më të nxehta të kësaj jave, ku termometri në hije do të shënojë 40 gradë Celsius. Kjo javë do të mbizotërohet edhe nga netët tropikale, pasi temperaturat minimale gjatë natës nuk do të zbresin nën 20 gradë Celsius.