104 familje në Devoll përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social

0
2

Një total prej 104 familjeve nga komunitete të varfëra dhe të pafavorizuara në bashkinë Devoll do t’u përmirësohen kushtet e banimit, falë projekteve fituese për vitin 2025 të Programit Kombëtar të Strehimit Social.

Ky program ka si qëllim sigurimin e një strehimi të denjë për çdo qytetar në nevojë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se me një investim prej 59 milionë lekësh, do të realizohen ndërhyrje në banesat ekzistuese, me qëllim garantimin e më shumë sigurisë, komoditetit dhe dinjitetit për familjet përfituese.

“Ky është një tjetër shembull i qartë i angazhimit tonë për përfshirje sociale dhe zhvillim të barabartë në çdo bashki të vendit”, deklaroi ministri Gonxhja.