Sasia totale e qumështit të grumbulluar gjatë vitit 2024 arriti në rreth 95 mijë tonë, duke shënuar një rënie prej 6,6% krahasuar me vitin 2023.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), qumështi i lopës zë pjesën më të madhe të kësaj sasie, me 75 mijë tonë, megjithatë edhe ky tregues ka shënuar një rënie prej 6,5%.

Ndërkohë, grumbullimi i qumështit të deles arriti 12 mijë tonë, me një ulje prej 9,7%, ndërsa grumbullimi i qumështit të dhisë arriti në rreth 8 mijë tonë, duke shënuar një rënie më të lehtë prej 3,1%.

Nga sasia totale e grumbulluar, rreth 12 mijë tonë u përdorën për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, ndërsa pjesa më e madhe vijoi drejt përpunimit të mëtejshëm.

Prodhimi i djathit gjatë vitit 2024 shënoi një rënie prej 9,9%, duke u ulur në 10.487 tonë. Djathi i prodhuar nga qumështi i lopës pati një rënie të ngjashme prej 9,9%, ai nga qumështi i deles u ul me 5,9%, ndërsa djathi nga qumështi i dhisë ra me 16,8%.

Prodhimi i gjalpit për të njëjtin vit arriti në 657 tonë. Prej kësaj sasie, 96,4% përfaqësohet nga gjalpi tradicional, ndërsa vetëm 3,6% ishte gjalpë i shkrirë.Sasia totale e qumështit të grumbulluar gjatë vitit 2024 arriti në rreth 95 mijë tonë, duke shënuar një rënie prej 6,6% krahasuar me vitin 2023.