Në bashkinë e Libohovës ka nisur puna për asfaltimin e rrugës Çajup–Topovë, e cila do të nxjerrë në pah potencialet e mëdha të zhvillimit dhe mundësitë për investime në të gjithë zonën e Zagorisë.
Rruga ka një gjatësi prej 9 kilometrash dhe qëllimi i ndërhyrjes është që të bëhet rehabilitimi sipas standardeve, për ofrimin e një lëvizje më të sigurt dhe më të shpejtë të mjeteve si dhe për lidhjen e fshatrave të kësaj njësie me territorin tjetër të bashkisë Libohovë si dhe me bashkitë fqinje, Gjirokastër dhe Dropull.