Raporti i kredive me probleme për individët shënoi rënie në nivelin 2,9 % në fund të vitit të kaluar, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, me bazë vjetore ky tregues zbriti me 0,5%, ndërsa shënonte nivelin 3,4% në fund të vitit 2023.

Banka e Shqipërisë informon se edhe kredia me probleme për biznesin ka shënuar përmirësim të lehtë vitin e kaluar.

Kredia me probleme për biznesin në fund të 2024, zbriti në 5,1% nga 5,7 % që ishte një vit më parë.

Sa i takon kredisë me probleme sipas llojit të valutës, ajo në valutë të huaj shfaq performacë më pozitive se ajo në lekë.

Në totalin e vet, kredia me probleme në fund të viitit 2024 shënoi 4,17% nga 4,74% që ishte një vit më parë. Ndërsa në fund të muajit prill 2025 ky tregues zbriti në 4,03 % dhe vlerësohet në vlerën 35 miliardë lekë.