Kalendari për aplikimin dhe regjistrimin në universitete

0
2

Sipas kalendarit të publikuar, faza e parë nis më 8 korrik dhe mbaron më 28 korrik dhe është faza e pagesave të tarifave.

Kandidatët, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania. Pagesa kryhet deri në datën 28 korrik 2025. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 28 korrik, në portalin U-Albania.

Më tej, realizohet aplikimi online dhe për këtë periudha e përcaktuar është 29 korrik deri në 3 gusht. Në këtë periudhë, maturantët zgjedhin 10 programe studimi.

Më 27 gusht është faza e ankimimit.

Më 29 gusht deri në 11 shtator është faza e regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, ndërsa do të ketë publikim real të renditjes, që do të bëhet në 7 faza 48-orëshe përgjatë 14 ditëve.

Në fund është faza e çregjistrimit, për të cilën është caktuar një kohëzgjatje dy ditore, nga 12-13 shtator.