Pas ditëve me temperatura të larta dhe vapë përvëluese, java pritet të sjellë një ndryshim të ndjeshëm. Sipas sinoptikanëve, duke nisur nga e marta pritet të nisin reshje shiu në një pjesë të territorit të vendit, ndërsa e mërkura do të shënojë ulje të ndjeshme të temperaturave. “Do të ketë një rënie drastike të temperaturave, duke freskuar menjëherë motin. Parashikohet që dita e mërkurë të regjistrojë temperatura jo më të larta se 32°C, e në fakt ky mot i freskët do të na shoqërojë deri ditën e shtunë. Sa i përket reshjeve, ditën e martë do të ketë skaji verior, ditën e mërkurë do të kenë zonat veriore dhe gjatë shtrirjes lindore do të jenë rrebeshe afatshkurtra shiu kalimtare, dhe më pas dita e enjte, e premte e shtunë do të risjellin motin e kthjellët”, u shpreh Lajda Porja, sinoptikane Ky ndryshim i kushteve atmosferike do të zgjasë për pak ditë, duke sjellë një lajm të mirë edhe për forcat e emergjencave që janë çdo ditë në përballje  me zjarret. Por në fundjavë i nxehti rikthehet sërish. “Zonat malore 25 gradë. Parashikohet që të dielën dhe javën që tjetër të kemi rikthim të motit të nxehtë në territoret shqiptare”, tha Porja. E njëjta tablo meteorogjike do të jetë edhe në vendet e rajonit, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Klan News