Himara mbetet një destinacion i preferuar për pushuesit të cilët vlerësojnë në këtë sezon cilësinë e lartë të shërbimeve, pastërtinë e plazheve, sigurinë e shtuar dhe aktivitetet e larmishme.Dyfishimi i hapësirave të plazheve publike ka krijuar më tepër lehtësi dhe alternativa për pushuesit, ndërkohë që sfidë për autoritetet vendore mbetet procesi i menaxhimit dhe pastrimit të tyre.
Plazhet që ndodhen në Himarë janë ndër më të veçantët në Shqipëri. Por Himara nuk të ofron vetëm det, por edhe turizmin historik.
Në Himarë mund të vizitosh kalanë e vjetër, por edhe dhjetëra kisha shekullore që datojnë prej shekullit XI apo edhe më herët.