Ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës iu bashkuan Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowa-s dhe njësive mbështetëse të tjera për të zhvilluar aftësitë e tyre në një mjedis të simuluar të luftës në shkallë të gjerë.
Në një postim të Iowa National Guard bëhet e ditur se çdo element është duke u testuar në një mjedis me ritëm të shpejtë, me presion të lartë, të dizajnuar për të replikuar luftimet në shkallë të gjerë.
Trajnimi është dizajnuar për të testuar bashkëpunimin ndërkombëtar, gatishmërinë dhe reagimin në situata të konfliktit apo sulmit.